
22/02 19:47
Dhjetëra mijëra fansa e pritën Victor Osimhen në Stamboll, si një yll të vërtetë.
I mbërritur në Turqi gjatë natës, sulmuesi nigerian realizoi menjëherë koreografinë tipike të Galatasaray.
Pasi t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sot përpara se të nënshkruajë kontratën deri në qershor 2025: Ai kalon nga Napoli në formë huazimi pa të drejtë blerje me pagë 10 milionë euro paguar tërësisht nga klubi turk.
Osimhen, i cili ribashkohet me Mertens, foli për shtypin turk:
“Atmosferë e pabesueshme, është një ndjenjë e mrekullueshme të jesh këtu përballë një prej tifozëve më të mirë në botë. Shihemi në stadium, dua t’i bëj tifozët të bërtasin për çdo gol”.
Top Channel