Pas aventurës në Euro 2024 në Gjermani, tashmë shtatori do të rikthejë sërish emocione kuqezi.
Kombëtarja shqiptare nga dita e sotme nis punën e plotë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të luajnë dy duele mjaft të rëndësishme ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, sfida këto të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Këto janë përballjet e para për “djemtë” e Sylvinhos, të cilët ndodhen në Ligën B dhe grupin B1, ku ndaj ukrainasve luajnë më 7 shtator në transfertë dhe ndaj gjeorgjianëve më 10 shtator.
Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe përgatitjet do t’i zhvillojnë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të zhvillojnë edhe stërvitjen e parë.
Pasditen e sotme pritet të mbërrijnë të gjithë lojtarët e grumbulluar për t’u vënë në dispozicion të trajnerit.
Top Channel