Gjermania nis deportimet e afganëve pas sulmit të shumëfishtë me thikë (fotot)

30/08/2024 16:18

Fluturimi i parë i deportimeve vjen një javë pas sulmit të rëndë në një event festiv në qytetin perëndimor të Solingen.

Vrasjet tronditën Gjermaninë dhe rihapën debatin e azilantëve, pasi u zbulua se autori ishte një  26-vjeçar sirian që përballej me deportim. Ndërsa një refugjat afgan është arrestuar në maj pas një tjetër sulmi vrasës, shkruan rrjeti BBC.

Qeveria në Berlin ka njoftuar një seri masash para zgjedhjeve të së dielës në lindje të Gjermanisë, ku grupi i djathtë Alternativa për Gjermaninë, kryeson në sondazhe.

Zyrtarët thanë se azilantët që presin deportimin do të ndalohen nga eventet publike apo transporti publik.

Zhvillimi vjen para zgjedhjeve të së dielës në rajonet Thuringia e Saxony që mund të sjellin turpërim për tre partitë në pushtet, teksa qeveria federale llogaritet në sondazhe me vetëm 10% të mbështetjes.

Ne Thuringia, e djathta radikale AfD pritet të renditet e para, e ndjekur nga konservatorët e CDU, kurse në Saxony, sondazhet i tregojnë këto të dyja kokë më kokë.

Avioni i sotëm u ngrit nga Leipzig me 28 afganë drejt Kabul, shkruanin mediat gjermane.

“Këta janë shtetas afganë që kishin kryer shkelje dhe nuk kishin të drejtë të qëndronin në Gjermani”, tha zëdhënësi qeveritar Steffen Hebestreit.

Gjermania kishte ndaluar depërtimet e afganëve në 2021 kur talibanët erdhën sërish në pushtet dhe siguria në vend supozohet të ishte përkeqësuar.

Vendi nuk ka marrëdhënie diplomatike me qeverinë talibane por kancelari Olaf Scholz tha se deportimet duhet të rinisin që prej sulmit në maj në Mannheim ku u vra një oficer policie nga një 25-vjeçar afgan.

Ndërsa në sulmin e një jave më parë në Solingen, tre njerëz humbën jetën dhe tetë u plagosën në një grumbullim festiv nga goditjet pa diskriminim të sulmuesit.

Autori sirian duhet të ishte depërtuar drejt Bulgarisë por raportimet sugjerojnë se zyrtarët “nuk kishin arritur ta gjenin”.

Autoritetet shtojnë se do të përshpejtojnë largimet nga vendi pas marrjes së vendimit, kryesisht për të dënuarit për krime dhune me thikë, shkruan BBC.

FOTO GALERI
1/3
Ne Thuringia, e djathta radikale AfD pritet të renditet e para, e ndjekur nga konservatorët e CDU, kurse në Saxony, sondazhet i tregojnë këto të dyja kokë më kokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA