Ivanka Trump sfidon dallgët në Kosta Rika, momenti kur humbet ekuilibrin dhe përfundon në det 29/08 11:55
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se ka urdhëruar nisjen sa më të shpejtë të negociatave të drejtpërdrejta me Liban.
Sipas tij, vendimi vjen pas kërkesave të përsëritura nga pala libaneze për hapjen e dialogut. Netanyahu theksoi se bisedimet do të fokusohen në çarmatimin e Hezbollah dhe në vendosjen e marrëdhënieve paqësore mes dy vendeve.
Ai shtoi se Izraeli e vlerëson gjithashtu thirrjen e fundit të kryeministrit libanez për evakuimin e Bejrut, në një kohë tensionesh në rritje në rajon.
Top Channel