Për vite me radhë pluhurat e çliruara nga oxhaqet e Kurum kanë helmuar qytetin e Elbasanit.
Kanë qenë ambientalistët ata që shumë herë ngritën alarmin për vendosjen e filtrave pasi pluhurat e çliruara në ajër kishin mbetje të rrezikshme.
Ambientalisti Ahmet Mehmeti shprehet: “Vendosja e filtrave domethënë se ato pjesët e rrezikshme që hidheshin në ajër, e kapin, e trajtojnë, e ambalazhojnë dhe e çojnë diku”.
Vendosja e filtrave që u duk sikur shpëtoi qytetin e Elbasanit nga mbetjet kancerogjene, thjesht e zhvendosi problemin. Tashmë këto mbetjet kapen nga filtrat dhe paketohen. Sasia dhe destinacioni i tyre disa vjeçar mbetet i panjohur.
“Këto mbetje që kapen nga filtrat janë të dëmshme, të shumtat kancerogjene. Ne nuk dimë këtë. Ku është destinacioni i fundit i tyre?”, shton Mehmeti.
Kurum vijon të heshtë për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, skandal i cili ka marrë përmasa ndërkombëtare e po ashtu hesht institucioni përgjegjës, Agjencia Rajonale e Mjedisit.
Top Channel