Kombet e Bashkuara thonë se “robotët vrasës”, që vende të caktuara mund t’i përdorin në misione ushtarake, i sulmojnë objektivat bazuar në sensorë dhe jo në kontributin e njeriut.
Organizata e cilëson këtë si një zhvillim shumë të rrezikshëm për njerëzimin duke u bërë thirrje qeverive të hapin negociatat për një traktat të ri ndërkombëtar mbi sistemet e armëve autonome vdekjeprurëse.
Në Korenë e Jugut, një nga vendet që zhvillon robotë vrasës, 50 studiues kanë bërë apel për të ndaluar projektin
Raporti i OKB-së për robotët vrasës thekson efektet e mëdha të dëmshme që do të kishte për njerëzimin heqja e kontrollit njerëzor mbi sistemet e armëve”, tha Mary Vareham, Zëvendës Drejtore e Krizave, Konflikteve dhe e armatimeve të Human Rights.
Në veçanti, përparimet teknologjike që kanë të bëjnë me sistemet e armëve, duhet të monitorohen me shumë kujdes, sepse me këto ritme rrezikohet që t’i delegohet vendimi për jetën ose vdekjen e njerëzve disa makinerive të quajtur robotë.
Raporti i OKB-së është rezultat i një rezolute të dhjetorit 2023 që i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të kërkojë pikëpamjet e vendeve dhe palëve të tjera të interesuara se si duhet të adresohen sfidat dhe shqetësimet e ngritura nga armët autonome.
Në tekst, vetë sekretari i përgjithshëm ka shkruar se “komuniteti ndërkombëtar po humbet kohë të çmuar për të ndërmarrë veprime parandaluese për këtë problem” dhe pohon se “është urgjente që të veprohet për të ruajtur kontrollin njerëzor mbi përdorimin e forcës”. Me iniciativën e Sekretarit të Përgjithshëm, liderët botërorë do të mblidhen në selinë e Kombeve të Bashkuara më 22 dhe 23 shtator për një samit.
Top Channel