Sulmi në festimet e përvjetorit të qytetit në Solingen që shkaktoi tre të vdekur, e disa të plagosur një pjesë e të cilëve rëndë, ka nxitur thirrjet e partive opozitare në Gjermani për reformim të menjëhershëm të politikës së azilit. .
Autori i dyshuar i vrasjeve me thikë, një sirian 26 vjecar, duhet të ishte deportuar në Bullgari vitin që shkoi, pas ii ishte refuzuar kërkesa për azil. Por pas këtij refuzimi, i riu ishte fshehur në Gjermani, kështu që dëbimi nuk ishte më i vlefshëm dhe siriani u transferua në Solingen, shkruan “welt”.
26 vjecari u dorëzua në polici rreth 24 orë pas krimit. Sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve dpa, në momentin e arrestimit, ai i kishte ende rrobat të lyera me gjak. Përfshirja e tij në krim po hetohet intensivisht. Kancelari gjerman, Olaf Scholz nga SPD në pushtet dhe kryeministri i landit Renani-Veriore, Vestfali, Hendrik Wüst i CDU-së opozutare përkujtojnë sot viktimat në Solingen, ku pritet të takohen me kryebashkiakun Tim Kurzbach. Të dielën në mbrëmje në televizionin, ZDF-së, Ëüst kërkoi një vlerësim të ri të situatës nga Ministria e Jashtme në mënyrë që të jetë në gjendje të dëbojë më shpejt njerëzit në Siri. “Ka shumë pyetje. Ka gjithashtu shumë autoritete të përfshira.
Kjo duhet të sqarohet dhe ne duhet të flasim qartë nëse diçka ka shkuar keq”, tha ai. Pas sulmit me thikë në Solingen, politikanë të ndryshëm po bëjnë thirrje për një kurs më të ashpër në politikën e azilit. Kreu i CDU-së Friedrich Merz në ARD, e akuzoi qeverinë e Scholz-it për një “politikë naive të emigracionit” e përpos pretendimeve për dëbime në Siri dhe Afganistan, Merz rinovoi gjithashtu kërkesën për ndalimin e pranimit të refugjatëve nga këto vende. “Tani është arritur në pikën kur duhet të hidhen hapa konkretë e jo të mbahen më fjalime rituale,” tha Merz, i cili insistoi gjithashtu për kontrolle të vazhdueshme dhe kthime që në kufi.
Top Channel