Do mbyllet Telegrami? Pronari i arrestuar: Nuk kam asgjë për të fshehur

26/08/2024 13:47

Drejtuesit e aplikacionit të njohur të mesazheve, Telegram thonë se pronari i tij, Pavel Durov, i arrestuar në Francë, “nuk ka asgjë për të fshehur”.

Durov u ndalua në një aeroport në veri të Parisit me një mandat arresti për shkelje në lidhje me aplikacionin e krijuar vite më parë. Akuzat janë se Durov nuk ka marrë hapa të mjaftueshëm për ndalimin e përdorimit të Telegramit për qëllime kriminale dhe se ka dështuar të bashkëpunojë me agjencitë e zbatimit të ligjit lidhur me trafikun e drogës, përmbajtjet e dënueshme me sfond seksual për të miturit dhe mashtrimet.

Në një deklaratë, Telegrami insistoi se “qasja e tij e moderuar është brenda standarteve të industrisë dhe po përmirësohet vazhdimisht”. Durov po udhëtonte me avionin e tij privat dhe ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti në kuadër të një hetimi paraprak të autoriteteve të rendit. Rrjeti i koduar Telegram, që ka thuajse një miliard përdorues, ka ndikim veçanërsht në Rusi, Ukrainë dhe republikat e ish Bashkimit Sovjetik.

Telegram renditet si një nga platormat më të mëdha pas Facebook, YouTube, WhatsApp, Instagram, TikTok dhe Wechat. Pavel Durov, i lindur në Rusi, dhe i vëllai i tij e themeluan rrjetin Telegram në 2013, dhe një vit më vonë, ai u largua nga Rusia në vitin 2014 pasi refuzoi të përmbushte kërkesat e qeverisë për të mbyllur grupet kritike në platformën e tij të mediave sociale VKontakte, të cilën e shiti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA