Të dhënat e Policisë Federale gjermane tregoi se gjatë 2023-shit, numri i emigrantëve të paligjshëm në vend u rrit me 33.4% krahasuar me një vit më parë.
Në raport thuhet se dyshohet që numri i personave të hyrë ilegalisht është 266,224 vetë. Shumica tyre ishte kapur nga policia federale. Sipas BKA-së Agjencia Evropiane e Kufijve dhe Rojës Bregdetare regjistroi 380,200 kalime të paligjshme përgjatë kufirit të jashtëm të 29 vendeve që bëjnë pjesë në zonën e lëvizjes së lirë Shengen.
Ky është numri më i lartë vjetor që nga viti 2016.BKA-ja tha se vendet kryesore të origjinës të njerëzve që vijnë ilegalisht në Gjermani janë Siria (54,207), Turqia (35,732) dhe Afganistani (35,370). Sipas BKA-së shumë nga këta emigrantë janë ndihmuar nga kontrabandistë dhe trafikantë të qenieve njerëzore.
Ndërkohë, vihet re dhe një largim masiv it ë rinjte nga Europa Juglindore drejt Perëndimit. Vitet e fundit, rajoni i Ballkanit Perëndimorështë prekur rëndë nga largimi i brezit të ri. Sipas të dhënave të Qendrës Federale Gjermane për Edukim Politik, pothuajse një në tre banorë të Maqedonisë së Veriut tani jeton jashtë vendit. Autoritetet federale tërheqin vëmendjen për faktin se emigrantët kontribuojnë ndjeshëm në mirëmbajtjen e familjeve të tyre në vendlindje.
“Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Maqedonisë së Veriut, remitancat përbëjnë rreth dhjetë për qind të Prodhimit Bruto. Situata politike në Ballkan është ende e pasigurt, edhe 30 vjet pas luftërave në Jugosllavi. Mosmarrëveshjet e Serbisë me Bosnjë-Hercegovinën, me Kosovën, Malin e Zi dhe Kroacinë, mosmarrëveshjet e Kroacisë me Malin e Zi dhe tensionet mes Maqedonisë së Veriut me vendet e tjera janë rritur së fundmi.
Ekspertët thonë se të rinjtë nuk duan të jetojnë në një vend ku çdo ditë ka raportime për shpërthimin e mundshëm të luftës, ndërsa theksojnë nevojë për më shumë sundim të ligjit, më shumë drejtësi dhe më pak nacionalizëm.
Top Channel