Rregulla të reja për mbetjet, projekt/ligji për konsultim publik: Si do të funksionojë incenerimi dhe importet

20/08/2024 19:38

Menaxhimi i mbetjeve do t’i nënshtrohet rregullave të rishikuara. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur për konsultim publik një draft “Për menaxhimin e integruar te mbetjeve” që zëvendëson ligjin e vitit 2011.

Drafti përmirëson aspekte të termave sa i takon menaxhimit të mbetjeve, që lidhen kryesisht me incenerimin dhe importin e tyre.

Incenerimi do të funksionojnë në bazë të rregullave që do të përcaktohen nga qeveria. Konkretisht kjo hallkë sqarohet në nenin 37 të draftit.

Rregullat përfshijnë: specifikimin e kërkesave për inceneratorët dhe bashkëinceneratorët e mbetjeve; procedurat e dorëzimit dhe pranimit të mbetjeve në inceneratorë; kushtet operacionale të tyre; procedurat e kontrollit dhe të monitorimit; detyrimet e raportimit, ruajtjes së të dhënave dhe informimit publik.

Nuk pranohen për incenerim, mbetjet që janë grumbulluar në mënyrë të diferencuar për qëllim të përgatitjes për ripërdorim dhe riciklim.

Drafti ndalet gjithashtu edhe në elementë të tjerë që kanë të bëjnë kryesisht me importet apo eksportet e mbetjeve.

Sa i takon importit projektligji parashikon lejimin vetëm të atyre mbetjeve që miratohen nga qeveria në një listë të posaçme dhe ku mbetjet klasifikohen si jo të rrezikshme.

“Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit miraton listën e mbetjeve jo të rrezikshme të cilat lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë” thuhet ne nenin 73 të projektligjit që tashmë është hedhur për konsultim publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA