Pastruesi britanik shkon më në fund me pushime pasi shefat kërkonin t’i mohonin donacionin (fotot)

19/08/2024 18:09

Një pastrues i njohur rrugësh në Britani thotë se po kënaqet shumë me pushime në Portugali pasi punëdhënësit kishin tentuar ta ndalonin të shkonte me leje.

63 vjeçari Paul Spiers, ka shkuar në plazh me të vëllanë Dave në qytetin Algarve.

Ishte në fakt komuniteti në juglindje të Londrës që tentoi të mblidhte donacionet për pushimet e pastruesit të tyre të preferuar që mirëmban rrugët që prej vitit 2017.

Por kompania punëdhënëse Veolia, kishte thënë se rregullat ndalojnë që punonjësit të pranojnë donacione nga publiku dhe ati iu mohuan paratë.

Por në një kthesë të papritur të fatit, burri fitoi paketën e pushimeve për në destinacionin e preferuar në Portugali, dhe shprehej mjaft i gëzuar.

“po kënaqem shumë me pushime. Falenderoj të gjithë që u përpoqën shumë për mua. Unë jam vetmë një pastrues i thjeshtë rrugësh që bëj punën time, dhe nuk e besoja se njerëzit do të merakoseshin aq sumë për mua. I falënderoj nga zemra”, shkruan rrjeti Metro.co.uk

FOTO GALERI
1/5
Një pastrues i njohur rrugësh në Britani thotë se po kënaqet shumë me pushime në Portugali

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA