Ndahet nga jeta gazetari dhe zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima

17/08/2024 22:38

Gazetari dhe zëdhënësi i Kishës Ortodokse Autoqefale, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kryepeshkopit Janullatos, është ndarë nga jeta.

“Kisha humbi një punëtor të mirë dhe Kryepiskopi Anastas një bashkëpunëtor të ngushtë. Kontributi i tij në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë do të kujtohet për shumë kohë”, njofton Kisha Ortodokse Autoqefale.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë për jetëndërrimin e z. Thoma Dhima. Ai shërbeu me përkushtim pranë Kishës sonë për tri dekada, si gazetar, përgjegjës i zyrës së shtypit dhe kryeredaktor i gazetës “Ngjallja”. Ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Kryepiskopit Anastas që në vitet e para të ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ishte gjithashtu një bashkëshort, një prind i përkushtuar dhe një koleg me frymë bashkëpunimi. Ai do të mbahet mend si fjalëpak dhe gojëmbël, i cili rrezatonte mirësi dhe si i tillë gëzonte respektin tek të gjithë.

Familja humbi një bashkëshort dhe një prind shembullor, Kisha humbi një punëtor të mirë dhe Kryepiskopi Anastas një bashkëpunëtor të ngushtë. Kontributi i tij në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë do të kujtohet për shumë kohë.

Në këto momente dhimbje të familjes së tij Kryepiskopi Anastas po u qëndron pranë tyre me lutje dhe ngushëllim. Lutemi që Perëndia ta prehë shpirtin e tij me të drejtët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA