Rënie në sondazhe për Donald Trump, kandidati republikan ndryshon qasje ndaj rivales Kamala Harris

16/08/2024 12:03

Në tubimin e fundit elektoral, Donald Trump u shfaq më i tërhequr nga sulmet e tij të zakonshme ndaj kundërshtarëve. Ish-presidenti u përqendrua tek rritja e çmimeve me administratën aktuale, duke treguar sesi mielli është rritur me 38%, ndërsa vezët 46%.

Republikani vuri në dyshim dashurinë e Kamala Harris për SHBA-në, e sfidoi inteligjencën e saj, por në krahasim me evente të mëparshme të fushatës, bëri shumë më pak ofendime të rënda, e kjo duket ka qenë një ‘muzikë’ e vërtetë për veshët e disa figurave të larta republikane.

Shqetësimet janë rritur në parti ditët e fundit nëse Trump do të jetë në gjendje të përshtatet me sfidën e paraqitur nga hyrja në garë e Harrisit.

“Formula fituese për presidentin Trump është shumë e qartë. Duhet të ketë më pak ofendime”, pohoi së fundi për mediat vendase Kellyanne Conway, ish-menaxhere e fushatës dhe këshilltare e tij.

Të tjerë gjithashtu kanë shprehur zhgënjim për rastin kur Trumpi e sulmoi kundërshtaren demokrate për identitetin racor dhe gënjeu për numrin e njerëzve në mitingjet e saj.

“Sondazhi i kësaj jave tregoi se Harris kryeson Trumpin në pesë nga shtatë shtetet kryesore. Prandaj, republikanët donin të shihnin një qasje të re që do të kundërshtonte shqetësimet rreth tendencave të sondazheve”, thotë BBC.

Tani Trumpi po i kushton më tepër vëmendje efekteve të inflacionit të lartë nën presidencën e Joe Bidenit, një shqetësim jo i vogël ky për votuesit amerikanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA