Zbulohet vila 3-katëshe “me dritë të kuqe” në Elbasan, arrestohen 4 të reja për prostitucion, sekuestrohet edhe kokainë
Me kërkesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Universiteti i Tiranës ka miratuar vendimin për përjashtimin nga tarifa e studimit të gjithë kandidatët shqiptarë që aplikojnë nga Serbia.
Top Channel ka siguruar urdhrin, ku në bazë të autonomisë financiare sipas ligjit të arsimit të lartë, Senati akademik i Universitetit të Tiranës është dakordësuar që studentët nga Lugina e Preshevës, kryesisht nga komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ku jetojnë shqiptarët e Serbisë të shkollohen pa asnjë pagesë, në bazë të marrëveshjes akademike për të ndihmuar të rinjtë e atyre trevave të arsimohen.
Fushat në të cilat mund të përfitojnë janë në Fakultetin e Drejtësisë, Ekonomisë, të Shkencave të Natyrës, Histori Filologjisë, Gjuhëve të Huaja dhe Shkencave sociale.
Top Channel