Një debat mes disa personash ditën e djeshme në Tiranë ka degraduar në përdorimin e armës.

Sebastjan Mallkuqi (Ajazi) ka qëlluar me armë drejt një automjeti tip “Audi”, pas një konflikti mes tyre.

30-vjeçari qëlloi në drejtim të automjetit që drejtohej nga Aleksandër Senaj, ky i fundit me tre identitete.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, policia gjeti municion luftarak dhe e arrestoi, ndërsa personi që qëlloi, është ende në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. M. (A)., 30 vjeç, banues në Mamurras, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. S., alias A. N., (A. B.), 29 vjeç, banues në fshatin Dukagjin i Ri.
Shtetasi A. S., alias A. N., (A. B.), ditën e djeshme, në rrugën e fshatit Dukagjin i Ri, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. M. (A) dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak.”-njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA