Islam Dudaev e nis mbarë rrugëtimin e tij në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Mundësi që përfaqëson flamurin shqiptar, garoi në peshën 65 kg në mundje stil i lirë përballë kundërshtarit nga Somoa.
Duel të cilin e dominoi plotësisht dhe e fitoi 11-0, sukses që solli kualifikimin në çerekfinale. 29-vjeçari çeçen do të përballet me mundësin iranian Amouzadkhalili për një biletë në gjysmëfinale.
Ndërkohë, Chermen Valiev, mundësi tjetër që garon për Shqipërinë, siguroi kualifikimin dhe kaloi në finalen për medaljen e Bronzit, në peshën deri në 74kg.
25-vjeçari mposhti 12-2 kundërshtarin e tij nga Bjellorusia, triumf që i mundëson të luftojë për të parën medalje Olimpike për Shqipërinë.
Valiev do të përballet kundër mundësit nga Taxhikistani, Rassadin, duke nisur prej orës 18:00.
Top Channel