Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private
Dy vëllezër, të dënuar për vrasje në Lushnje, janë arrestuar në Itali.
Në pranga kanë rënë Artur Mehilli, 60 vjeç dhe Arben Mehilli, 54 vjeç, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për një krim të ndodhur në vitin 1999 në Lushnjë.
Ata ishin dënuar në vitin 2001 nga Gjykata e Lushnjës për “vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, si dhe për “mbajtje pa leje të armëve”, përkatësisht me 15 vite e 6 muaj dhe 16 vite e 6 muaj burgim.
Sipas hetimeve, më 12 shtator 1999, dy vëllezërit vranë me armë zjarri shtetasin R. M., për motive gjakmarrjeje, pasi ky i fundit kishte vrarë vëllanë e tyre në vitin 1997. Pas krimit, ata u larguan drejt Italisë duke përdorur identitete false, me të cilat siguruan edhe leje qëndrimi.
Identifikimi i tyre u bë i mundur falë përdorimit të teknologjisë moderne “Facial Recognition”, tashmë në dispozicion të Interpol Tiranës, si dhe përmes bashkëpunimit me Interpol Romën dhe koordinimit të Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit.
Operacioni u realizua nga Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Policinë e Fierit.
Top Channel