Incident i pabesueshëm në Britani! Vajzës 6-vjeçare nuk i japin pasaportë për shkak të serialit “Game Of Thrones”

06/08/2024 09:22

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Britani, ku një vajzë 6-vjeçare që është futur në aventura për shkak të emrit të saj.

Konkretisht, vogëlushja ka dashur të shkojë me pushime me nënën e saj në Disneyland, ndaj i është dashur një pasaportë. Por ajo u përball me një problem në marrjen e një pasaporte për shkak të emrit të saj Khaleesi Holloway.

Kalisi quhet personazhi kryesor i serialit “Game of Thrones”. Siç raporton Daily Mail, Zyra e Pasaportave tha se ata nuk ishin në gjendje të lëshonin një pasaportë nëse Warner Brothers nuk pranonte sepse ata zotëronin markën tregtare për emrin Khaleesi.

Kështu zyrtarët i thanë nënës së vajzës që të kontaktonte studion amerikane të filmit për të marrë leje, për të përdorur emrin e saj në pasaportë.

Lucy, nëna e fëmijës, tha sipas BCC: Isha absolutisht e shkatërruar, ne po prisnim me padurim të shkonim në Disneyland. Megjithatë, Home Office, e cila drejton Zyrën e Pasaportave, konfirmoi se ishte bërë një gabim dhe se aplikimi tani po përpunohet. Konkretisht, një zëdhënës i Home Office tha: Mund të konfirmojmë që aplikimi është duke u përpunuar dhe i kërkojmë falje familjes për vonesën.

Avokatët e informuan Lucy-n se megjithëse Warner Brothers zotëron të drejtat e ‘Game of Thrones’, ajo është për mallra dhe shërbime dhe jo për emrin e dikujt. Zyra e Pasaportave më vonë telefonoi Lucy-n dhe i kërkoi falje, duke thënë se kjo vlen vetëm për ata që ndryshojnë emrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA