Rikthehet vala e të nxehtit/ Këtë javë temperaturat shkojnë deri në 41 gradë! Si do jetë moti për sot dhe në vazhdim

05/08/2024 08:34

Për javën që presim, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët e orët e plota me diell pa përjashtuar alternimet e herëpashershme të vranësirave kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore – malore të vendit. Vranësirat hera – herës pritet të shoqërohen me reshje të shiu me intensitet të ulët. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e në mënyrë të izoluar breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 3-8m/s, ndërsa gjatë ditës së hënë përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 10-14m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA