EMRI/ Doli në ajrosje, por u ndje keq, i paraburgosuri ndërron jetë në QSUT

04/08/2024 18:44

Ka humbur jetën në QSUT një i paraburgosur, i identifikuar si shtetasi Hekuran Myrtaj. Burie zyrtare bëjnë me dije se Myrtaj, i cili ndodhej në IEVP “Jordan Misja” ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Të njëjtat burime pohojnë se ai ka humbur ndjenjat gjatë qëndrimit në zonën e ajrimit pasditen e kësaj të diele, por edhe pse është transportuar me urgjencë drejt QSUT, ka ndërruar jetë.

Myrtaj është arrestuar në datë 17.07. 2024 për kultivim të bimëve narkotike.

 

Top Channel