Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private
Dallëndyshe Bici nuk do të jetë më në krye të Kadastrës, pasi u emërua si drejtues e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Në krye të Kadastrës është emëruar Lorena Goxhobelli.
Goxhebelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022.
Ajo ka një eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë duke u fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratave publiko-private për administrimin e pronës shtetërore etj.
Sipas CV-së së saj të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar studimet master në Ekonomik, me fokus Administratën Publike, në periudhën 2009 – 2011.
Gjatë viteve 2014 – 2017 ka mbajtur postin e Këshilltares Ligjore të Zëvendëskryeministrit dhe më pas Këshilltares Ligjore të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në maj 2022. Gjatë viteve 2009-2013, ishte pjesë e ekipit të një kompanie ndërkombëtare, e cila zbatoi një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian për ngritjen dhe forcimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e decentralizuar të asistencës financiare të BE-së.
Ajo ka qenë pjesë e Administratës Publike në vitet 2007-2009, në Drejtorinë Juridike dhe në Drejtorinë e Licencave dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Goxhobelli ka përvojë akademike, fillimisht si asistente pedagoge dhe më pas si pedagoge e të Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Familjare dhe të Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë.
Aktualisht ajo mban pozicionin e drejtoreshës së Divizionit Ligjor në Korporatën Shqiptare të Investimeve.
Ajo është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatëve që nga viti 2006.
Top Channel