Turistet nga Guatemala rrezikojnë të mbyten në Himarë, pesë gjermanë bllokohen në kryeqytet
26/07/2024 18:58
Dy turiste nga Guatemala rrezikuan të mbyteshin, teksa lundronin me kanoe në Gjirin e Himarës.
Për shkak të dallgëve, shtetaset e huaja nuk vijonin dot lundrimin për t’u kthyer në breg. Në ndihmë u erdhi Njësia Policore Detare në SPK Dhërmi. Turistet dolën në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, në kryeqytet, pesë turistë nga Gjermania u bllokuan në automjetin me të cilin po eksploronin në mal, për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Gjermanët u gjetën nga policia në fshatin Përcëllesh dhe u ndihmuan të dalin nga zona.
Top Channel