Vijon zjarri në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë, tymi krijon shqetësime për pushuesit dhe banorët

25/07/2024 21:46
Foto Ilustuese

Vijon zjarri tek fusha e mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës.

Edhe pse prej disa orësh po punohet për ta vënë nën kontroll, situata vijon të jetë e njëjtë, ku tymi shkon drejt qytetit, duke krijuar shqetësime për pushuesit dhe banorët.

Ndihemi në rrezik për shëndetin dhe kjo situatë është çdo herë“, janë shprehur më herët qytetarët.

Drejtori i emergjencave civile pranë bashkisë së Vlorës, Adrian Vreshtazi, sqaroi se terren ndodhen katër makina të zjarrfikëseve por edhe ato të bashkisë së Vlorës për ta mbajtur në kontroll flakët që u kthyen në rrezik edhe për 4 banesa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA