Përfundon kontrolli i banesës së Beqajt/ Oficerët e SPAK dalin me dosje dhe shkresa në duar, në derë vendoset shiriti “Mos kalo”

24/07/2024 20:30

Oficerët e SPAK kanë përfunduar kontrollet në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në Lungomare.

Nga ato që shohim vetëm dosje, shkresa kanë nëpër duar.

Nuk dihet çfarë kanë kërkuar të gjejnë dhe çfarë kanë marrë në banesën e Beqaj.

Para se të arrestohej, Beqaj çdo fundjavë së bashku me familjen e tij, shkonin në Vlorë tek kjo banesë.

Banesa e Beqajt ndodhet në katin e 7 të një pallati në këtë zonë.

Rreth orës 15:30 agjentët e SPAK së bashku me forcat e policisë se Vlorës si dhe forcat zjarrfikëse kanë hapur derën e apartamentit të ish ministrit të Shëndetësisë.

Ish-ministri u arrestua disa javë më parë, pasi akuzohet për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA