I arrestuar disa ditë më parë për atentatin në Don Bosko, Andrea Bregasi ndërron jetë në burgun e Fushë Krujës, zbulohet shkaku

20/07/2024 16:17

Andrea Bregasi, i arrestuar në lidhje me atentatin në zonën e Don Boskos, në Tiranë ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës.

Lajmi u konfirmua nga Drejtoria e Burgjeve, ku në një deklaratë për media thuhet se 33-vjeçari ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë për shkak të një arresti kardiak, në orën 14:32.

I paraburgosuri ka shfaqur shqetësime dhe rreth orës 14:15 është dërguar në ambulancë në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë. Sipas tyre, Bregasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve. Ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Andrea Bregasi është transferuar në IEVP-në Fushë Krujë më datë 12 Korrik 2024. Ai është autori i ngjarjes së Don Boskut më 14 dhjetor 2023, ku tentoi të vriste fqinjin duke qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të tij.

Asokohe autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë. Policia vendosi 5000 euro shpërblim , për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit, i cili ra në pranga më 11 korrik.

Gjithashtu, ditën e premte, një tjetër i dënuar ka humbur jetën nga burgu i Fushë Krujës, Ramazan Shaqiri. I dwnuari ishte përdorues lënde narkotike metadon dhe se po përdorte mjekime për t’u shkëputur nga varësia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA