Skema mashtruese për zhvatjen e qytetarëve, sekuestrohen shoqëritë Micro Credit Albania dhe Final

19/07/2024 12:06
Prokuroria Tiranë

Me kërkesë të prokurorisë së Tiranës gjykata aprovoi sekuestron preventive ndaj dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”, të dyshuara se kryen mashtrim me pasoja të rënda në dëm të mijëra qytetarëve si dhe pastruan para.

Hetimit për të zbardhur skemën e mashtrimit me mikrokreditë i është bashkuar përpos Ndini Tavanit edhe Antoneta Sevdari, ndërkohë që zyrtarisht akuza njoftoi se dy shoqëritë e sekuestruara në bashkëpunim me ADCA dhe shoqëri përmbarimore krijuan një skemë për të vjedhur qytetarët në vlera disa milionë euro

Ndërsa gjykata aprovoi sekuestrimin krimi ekonomiko financiar po kryen inventarin e dosjeve në selitë e të dyja shoqërive. Prokuroria thotë se përmes presionit psikologjik dhe përndjekjes qytetarët u detyruan të merrnin kredi të dyta

Në maj  gjykata shpalli nëntë masa sigurie ndaj ish përmbaruesve dhe administratorëve mbasi hetoi se si përmbi katër mijë kredi të këqija të blera nga një bankë e nivelit të dytë me një shumë prej gati 7 milionë euro , ishin shumëfishuar në dëm të interesave të debitorëve të cilëve ju ishin sekuestruar pasuri dhe llogari bankare.

Dhe ndërsa ministria e drejtësisë dorëzoi një kallëzim të dytë së fundmi , prokuroria thotë se shoqëritë dhe të hetuarit përdorën të dhënat personale të debitorëve për ti kërcënuar për marrëveshjet e reja.

Deri më tani rezulton se dy shoqëritë bllokuan llogari bankare të debitorëve në kundërshtim me ligjin duke mos ju lënë asnjë mundësi jetese debitorëve. Pasuritë e përftuara dhe të  bllokuara në mënyrë të paligjshme  dyshohen se më pas  janë investuar  dhe ndaj akuzua po heton edhe për pastrim parash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA