Fotot/ Kryeministri Rama takohet me Mitsotakis dhe Michel në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Britani

18/07/2024 13:17

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili po mbahet në Britaninë e Madhe.

Liderët e Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të enjte në Oxfordshire të Mbretërisë së Bashkuar për Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, një grupim i udhëheqësve të pothuajse të gjitha vendeve evropiane, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Rusisë.

Kryeministri Edi Rama u mirëprit nga kreu i ri i qeverisë britanike, Keir Starmer.

Veç vendeve anëtare të BE, janë të ftuar edhe vendet jo anëtare përfshirë Norvegjinë, Islandën, Gjeorgjinë, Kosovën, Serbinë, Shqipërinë.

Konferenca e së enjtes është takimi i katërt i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ide e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Është parë si një mundësi “shumë domethënëse” për kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer që jo vetëm të presë deri në 50 liderë evropianë, por të rivendosë besimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe t’i tregojë botës se vendi është kthyer në skenën ndërkombëtare pas viteve të dëmtimit të reputacionit të shkaktuar nga Brexit.

EPC është krijuar për të lehtësuar forcimin e lidhjeve midis liderëve të BE-së dhe atyre jo pjesë e BE me konferenca të mëparshme të mbajtura në Spanjë, Moldavi dhe Republikën Çeke.

Si mikpritës, Starmer do të flasë në seancën plenare hapëse, e cila do të mbahet në një nga sallat në Pallatin Blenheim, vendlindja e Winston Churchill. Ai pritet të nënvizojë angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës dhe Zelenskyt, dhe për rivendosjen e marrëdhënieve të vendit pas Brexit me BE-në.

Kryeministri tashmë është zotuar të vendosë lidhje më të ngushta me BE-në dhe ministri i ri për marrëdhëniet evropiane, Nick Thomas-Symonds, ku udhëtoi të hënën në Bruksel për një takim prezantues me ish-negociatorin e Brexit, Maroš Šefčovič.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA