Banorët në disa pjesë të qytetit të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit u tronditën nga një zhurmë e fortë mëngjesin e së martës, dhe vetëm tani, po mësohet se çfarë ishte: Zyrtarë të NASA-s pohuan se ishte një meteor që duket se ka fluturuar mbi Statujën e Lirisë përpara se të shpërbëhej rreth 46 km mbi qendrën e Manhatenit.
“Meteori që lëvizte me 54717 km/orë, ndoqi një trajektore të pjerrët dhe kaloi mbi Statujën e Lirisë “, thuhet në një postim të agjencisë amerikane të hapësirës në Facebook.
Vendasit rrëfyen se ndjenjë një dridhje e dëgjuan në shpërthim të fortë, të cilin nuk e kuptuan në moment se cfarë ishte. Sipas Shoqatës Amerikane të Meteorëve, bëhet fjalë për një lëmsh të zjarrtë, mjaftueshëm të shndrtishëm sa për të qenë i dukshëm edhe gjatë orëve të ditës, sepse digjet më fort se drita e diellit teksa hyn në atmosferën e Tokës.
E njëjta shoqatë përcjell dëshmitë e disa personave të pohojnë se kishin parë panë një dritë jeshile, të verdhë dhe të bardhë në qiell për rreth 30 sekonda, përpara se meteori të shpërbëhej në tre pjesë. Lidhur me ngjarjen, nuk pati raporte për të lënduar, e as për dëme materiale.
Qendra Kombëtare e Informacionit për Tërmetet e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së pohoi se kishte marrë raporte për lëkundje në verilindje të Nju Xhersit dhe Staten Island, por përjashtoi mundësinë e një tërmeti.
Top Channel