“Gjibraltari është Spanjë”/ Thirrje politike nga Morata dhe Rodri, konservatorët i mbështesin: Thanë diçka që ne e besojmë

16/07/2024 17:12

Spanja u shpall kampione Europe pas fitores 2-1 kundër Anglisë në finalen e Berlinit, teksa ditën e djeshme, lojtarët spanjollë u bënë pjesë e disa festimeve, të cilat dolën dhe jashtë kontrollit.

Gjatë një momenti, kapiteni Morata dhe mesfushori Rodri filluan të bënin thirrje si: “Gjibraltari është Spanjë”, gjë që nuk u prit mirë nga shteti i vogël fqinj.

Sjellja shkaktoi një përgjigje të shpejtë dhe të zemëruar nga qeveria e Gjibraltarit, e cila shtrihet në majën jugore të gadishullit Iberik dhe ka qenë në duart e britanikëve që nga viti 1713. “Qeveria e Madhërisë së tij e Gjibraltarit është e zhgënjyer kur vëren se disa lojtarë spanjollë festuan fitoren e Kupës Europiane me brohoritje fjalësh të ashpra për Gjibraltarin. Futbolli nuk ka vend për sjellje të kësaj natyre”, shkruan Federata e Gjibraltarit drejt UEFA-s, duke i kërkuar që të marrë masa për këtë gjë.

Gjithsesi, këto thirrje u mbështetën nga disa politikanë të djathtë konservatorë. “Lojtarët nuk thanë asgjë që shumica e spanjollëve nuk e besojnë”, tha kryetari konservator i Madridit, José Luis Martínez-Almeida.

Tashmë pritet vendimi nga ana e UEFA-s, nëse do t’i dënojë të dy lojtarët për thirrje politike ose jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA