E rëndë në një hotel në Tajlandë! Gjenden të vdekur 6 turistë, dyshohet se…

16/07/2024 17:40

Gjashtë njerëz janë gjetur sot të vdekur në një hotel luksi në kryeqytetin e Tailandës Bangkok, mes të cilëve ishin të paktën një amerikan me origjinë vietnameze, njoftonin zyrtarët teksa kryeministri Srettha Thavisin urdhëroi hetime intensive për të shmangur dëme ndaj turizmit.

Policia tha në një deklaratë se të gjashta viktimat ishin shtetas të huaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në hotelin Grand Hyatt Erawan në kryeqytet, në një kohë kur Tailanda kërkon të promovojë turizmin e saj si një nxitës kryesor i ekonomisë.

Policia tha se nuk ishte gjurmë të shtënash apo armësh zjarri të përdorura, ndërsa rrjeti vendas ‘Bangkok Post’ shkruante duke cituar burime policore se vdekjet kishin ardhur nga helmimi.

Policia ishte njoftuar për incidentin pasditen e sotme ku kishin gjetur tre bura e tre gra në një dhomë të hotelit, pa shenja jete.

Hoteli me 350 dhoma është një pikë e njohur turistike, me dyqane e restorante luksi.

Kreu i policisë Theeradej Thamsuthee, tha se gjashtë viktimat ka gjasa të jenë helmuar: “Të gjitha ata janë vrarë nga njerëz të tjerë, sipas hetimeve paraprake”.

Rrjeti Matichon Online tha se policia po kërkonte për dy shtetas vietnamezë që konsideroheshin “persona me interes”.

Më shumë se 28 milionë turistë të huaj vizituan Tailandën vitin që shkoi duke shpenzuar rreth 1.2 trilionë baht ($45.5 miliardë) teksa turizmi në vend po e merr veten nga mbyllja e sëmundjes se tre viteve me pare.

Turizmi u trondit gjithashtu nga një sulme me armë në 2023 ku në një qendër tregtare u vranë dy turistë të huaj. /REUTERS, AFP/

FOTO GALERI
2/3
Më shumë se 28 milionë turistë të huaj vizituan Tailandën vitin që shkoi duke shpenzuar rreth 1.2 trilionë baht ($45.5 miliardë)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA