“Nico Williams të më respektojë”, Walker: Kemi mbrojtësit e duhur për Spanjën

13/07/2024 18:55

Anglia po përgatitet për ndeshjen e madhe së të dielës, ku në Berlin do të sfidojë Spanjën për fronin e kampiones së Europës.

Kyle Walker, një nga titullarët e padiskutueshëm të Gareth Southgate, shprehet i bindur se shokët e tij në repartin difensiv janë të duhurit për të ndalur yjet e Spanjës si Nico Williams dhe Lamine Yamal.

“Unë do t’i jap Nico Williams atë respekt që i jap të gjithë kundërshtarëve, por edhe ai duhet të më respektojë. Do të jetë një sfidë e bukur.

Lamine Yamal? Për një djalosh në atë moshë është diçka e mrekullueshme ajo që po prodhon. Mua nuk do të më vinte keq nëse ai nuk do të ishte gati për ndeshjen e radhës. Por, mendoj se kemi në dispozicion lojtarët e duhur për t’i mbyllur hapësirat”, u shpreh Walker./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA