Finalja e madhe e Euro2024, Redi Jupi në “Top Arena”: Anglisë do t’i mungojë performanca, Spanja…

13/07/2024 21:45

Ish-futbollisti, Redi Jupi, bëri një analizë të finales së nesërme të Euro2024, mes Spanjës dhe Anglisë.

Ai tha se nuk është një përballje e panjohur për të dyja ekipet, por shtoi se Anglia nuk do të ketë performancën maksimale.

“Nuk kanë një rekord përballjesh. Klubet spanjolle dhe angleze po ndajnë Champions League. Nuk është se janë të panjohur për njëri-tjetrin, nuk është se ndryshon shumë. Të bësh finale në Champions League nuk është ndonjë gjë më ndryshe se kjo.

Për mendimin tim Anglia në ndeshjeje e fundit që ka bërë ishte e mirë, por kam përshtypjen se nuk do ti mungojë ajo performancë. Luajti mirë ndeshjen e fundit, por duhet të bëjë një gjë më ndryshe. Ka përballë skuadrën më të fortën në këtë Euro2024”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA