Beshiktashi njoftoi këtë të premte mbërritjen e Ciro Immobiles si përforcimi i ri për dy sezonet e ardhshme. Sulmuesi i Lazios u kushtoi arkave të klubit turk tre milionë euro.
Italiani kaloi tetë sezonet e fundit në kryeqytetin italian, ku shënoi 207 gola dhe bëri 54 asistime në 340 ndeshje në të gjitha garat.
Sulmuesi 34-vjeçar bëhet kështu shok skuadre me Ernest Muçin, sulmues i Kombëtares kuqezi, dhe dardanin Milot Rashica.
Kërkesa fillestare për tarifën e Immobiles ishte 5 milionë euro, por palët arritën një marrëveshje përfundimtare mbi bazën e rreth 3 milionë eurove.
Në 340 ndeshje zyrtare të luajtura me fanellën e Lazios Immobile theu disa rekorde:
Lojtari i Lazios me më shumë gola të shënuar në Serie A: 169
Lojtari i Lazios me më shumë gola të shënuar në Evropë: 26
Lojtari i Lazios me më shumë gola të shënuar në garat zyrtare: 207
Lojtari i Lazios ka fituar i shpallur më së shumti golashënuesi më i mirë i Serisë A: 3 (ka barazuar Giuseppe Signorin).
Top Channel