Euro 2024/ Ish-futbollisti i Kombëtares në Top Arena: Në këtë finale shikohet Spanja si favorite

12/07/2024 21:51

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila ishte i ftuar këtë të premte në Top Arena.

Ai u shpreh se favorit në këtë finale që pritet të mbahet të dielën në Berlin është Spanja, sepse ka një finale të jashtëzakonshme.

“Do të doja shumë që kjo finale të ishte madhështore, ashtu siç janë edhe emrat. Spanja është favorite, por në letër është Anglia që kuotohet si fituesja. Nga i gjithë ky Europian, Spanja ka treguar shumë vlera. Nga ana tjetër skuadra që kam ndjekur në hap shumë të mirë ishte Austria. Në këtë finale shikohet Spanja si favorite që ka në asambël një skuadër të jashtëzakonshme”, tha Lila.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA