DINAMIKA/ Krimi i rëndë në Selenicë, djali i xhaxhait iu afrua 36-vjeçarit dhe zbrazi armën, disa të shoqëruar në polici 01/11 23:05
Holanda u eliminua nga Europiani në gjysmëfinale pas disfatës kundër Anglisë vetëm në minutat e fundit të takimit. Gjithsesi, duket se trajnerit të “Tulipanëce”, Ronald Koeman akoma nuk i ka dalë inati.
Sipas tij, penalltia në favor të anglezëve nuk duhej akorduar, duke akuzuar për këtë gjë VAR-in.
“Për mendimin tim nuk duhej të ishte penallti. Ai e goditi topin dhe këpucët u prekën. Mendoj se ne nuk mund të luajmë siç duhet dhe kjo është për shkak të VAR. Me të vërtetë që e ka prishur futbollin”, u shpreh Koeman.
Për këtë penallti ka pasur polemika dhe nga vetë anglezët, me ish-lojtarë të “Tre Luanëve” që janë shprehur se nuk duhej akorduar si 11-metërsh.
Top Channel