VIDEO/ Ngacmuan familjarët e lojtarit të Uruguait, sherr masiv në stadium në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës

11/07/2024 11:22

Uruguai nuk e arriti dot finalen e Kupës së Amerikës pasi humbi në gjysmëfinale përballë Kolumbisë me rezultatin 1-0.

Në përfundim të ndeshjes, një prej futbollistëve të Uruguait, ylli i Liverpulit Daruin Nunez u përlesh me tifozët e ekipit kundërshtar në shkallët e stadiumit Charlottes.

Mediat bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi për shkak se tifozët kolumbianë ngacmuan familjarët e lojtarit uruguaian, teksa ky i fundit reagoi menjëherë duke i qëlluar me grusht disa prej tyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA