Opozita protestë para Kryeministrisë, Berisha: Të mbrosh shqiptarët qenka një ‘non grata’, arrest pa prova

11/07/2024 21:40

Pasi mori vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare, e cila po mbahet Kryeministrisë.

Berisha: Gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale. Spastrimi etnik i butë i Shqipërisë po ndodh falë Edi Ramës

Të dashur qytetarë dhe qytetare, demokrate e demokratë, misionarë të vërtetës të shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë. Të mbledhur sot në Tiranë, nga të katër anët e vendit, nga të katër anët e dheut, diaspora dhe kudo që janë shqiptarët.
Një përshëndetje të përzemërt vëllazërore për të gjithë ju. Të dashur miq, plot dhimbje e sakrifica të pamerituara kanë qenë për opzitën dhe Shqipërinë 11 vitet e fundit të Rilindjes së Edi Ramës.

Asnjë shqiptar përveç hajdutëve dhe trafikantëve të Rilindjes, nuk ka shpëtuar pa marrë plagë në shpirt dhe mendje nga dekada e Edi Ramës, dekada e zbrazjes së Shqipërisë. Këto plagë do mbeten përjetë shenja mbi ata që i pësuan. Për shumë familje, kjo plagë ka qenë një familjar që sot do ishte gjallë nëse korrupsioni i Rilindjes nuk do kishte përlarë ilaçet e tyre. Kjo plagë do dëmtojë shëndetin e 47 përqind të fëmijëve shqiptarë që janë të kequshqyer, më keq se ata të Ruandës. Kjo plagë do dëmtojë 15-vjeçarët që sipas PISA-s, kanë zbritur në fund të botës për mendimin e tyre krijues.

Kjo plagë ishte një pronë e grabitur, linçim politik nga puna, një fermë apo biznes i falimentuar, ku kishin investuar mundin dhe djersën e gjithë jetës së tyre. Është ajo plagë që kanë të rinjtë, që me gjithë sakrificat e tyre, nuk mund të sigurojnë as edhe një garsionerë për të filluar jetën e tyre. Kjo plagë është sa deti për Shqipërinë që sheh veten të boshatisur në 8 vite nga mbi 1 milion bij dhe bija të saj.

Ky dërrmim u ka vrarë shpresën, u ka shuar çdo ëndërr për Shqipërinë dhe me të drejtë, si mund të kultivohet shpresa kur nuk siguron dot ilaçet për të shpëtuar fëmijët apo prindin e sëmurë. Kur të duhen 109 vite për të blerë në Tiranë një apartament.
Kur nuk siguron dot 3 vakte ushqimi për fëmijën tënd.

Prandaj shpëtimi i vetëm mbetet largimi masiv nga Shqipëria. Por siç thotë populli ynë, e keqja nuk ka fund. Shqipërisë i kanoset një kërcënim akoma më ekzistencial, sepse 83 përqind e shqiptarëve që kanë mbetur, duan të ikin. Pra, gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale. Miqtë e mi, spastrimi etnik i butë i Shqipërisë po ndodh, sepse Edi Rama vendosi në Shqipëri kushtet e llogaritshme për dëbimin e butë masiv të shqiptarëve nga vendi i tyre. Të mbrosh shqiptarët qenka një ‘non grata’, arrest pa prova

Dy janë kërkesat kryesore të demokratëve, krijimi i qeverise teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet në izolim prej 7 muajsh.

Qindra forca policie janë vendosur në gatishmëri para godinës, për të parandaluar incidente.

Fillimisht përfaqësuesit politikë të Partisë Demokratike dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në selinë blu, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Flamur Noka, Belind Këlliçi, Tomor Alizoti, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Ina Zhupa janë disa nga zyrtarët e PD-së që janë pjesë e protestës.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pjesë e protestës së thirrur nga PD, ndërsa do të mbajë edhe fjalën.

Lista e folësve:

Edmond Budina

Donika Haxhia

Edvin Cami

Artemisa Zenuni

Erion Dasho

Artemisa Halili

Ilir Meta

Sali Berisha.

FOTO GALERI
38/46

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA