“Nëse do ishte gjallë, do t’i thoja se…”/ Rrëfimi drithërues i nënës së 13-vjeçares që u vra në Itali: Ia ndalova të takohej me të, instinkti më tha se rrezikonte Disa persona janë parë me çanta të zeza, maska dhe kapele në protestë, të cilët dyshohet se janë ata autorët e hedhjes së molotovëve.
Nuk dihet ende identiteti i tyre, ndërsa dera e Kryeministrisë është djegur plotësisht.
Në tre orë protestë, e cila nisi fillimisht para Kryeministrisë dhe u zhvendos në bashkinë e Tiranës për t’u mbyllur më pas në selinë blu, protestuesit hodhën molotov drejt godinave
Hedhja e lëndëve plasëse nisi në momentin që kreu i PD, Sali Berisha mori fjalën virtualisht nga banesa e tij.
Policia dhe forcat RENEA u vunë në gatishmëri duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje në protestë.
Dy ishin kërkesat kryesore të demokratëve, krijimi i qeverisë teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet në izolim prej 7 muajsh.
Fillimisht përfaqësuesit politikë të Partisë Demokratike dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në selinë blu, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Flamur Noka, Belind Këlliçi, Tomor Alizoti, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Jorida Tabaku ishin disa nga zyrtarët e PD-së që ishin pjesë e protestës.
Në podium mbajti fjalën edhe kreu i PL, Ilir Meta, i cili sulmoi kryeministrin Edu Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.
Top Channel