
23/02 11:11
Tirana ka marrë një barazim 1-1 me vlerë përballë Torpedo Kutaisi në Gjeorgji, në sfidën e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Sfida nuk nisi mirë për bardheblutë, të cilët u ndëshkuan në minutën e 20’ nga një autogol i Micit. Gjithsesi ekipi kryeqytetas nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte në minutat e fundit, falë një supergoli të Rimal Haxhiut në të 87’.
Kështu Bledi Shkëmbi debutoi me një barazim në ndeshjen e tij të parë zyrtare si trajner i Tiranës, në një transfertë të vështirë në Gjeorgji, teksa javën e ardhshme do të luajnë ndeshjen e kthimit në Shqipëri, aty ku do të tentojë kualifikimin.
Top Channel