Goli i minutës së dytë nga Murataj nuk mjafton në Elbasan, Partizani “ngec” në takimin e parë të Ligës së Konferencës kundër Marsaxlokk

11/07/2024 21:54

Partizani ka barazuar 1-1 në takimin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër skuadrës nga Malta, Marsaxlokk.

Sfida në “Elbasan Arena” nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën e Orges Shehit, me kapitenin Murataj që shënoi që në minutën e 2’ të takimit. Gjithsesi festa e “demave” nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 15’ erdhi barazimi nga Yuri.

Ekipi i kuq i kryeqytetit tentoi të shënonte golin e avantazhit, ku gjatë sfidës pati disa raste, por pa arritur të gjenin dot finalizimin final siç duhet.

Kështu Partizani shkon në sfidën e kthimit në Maltë, ku do tentojë fitoren dhe kualifikimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA