FOTO/ Tifozët anglezë bëjnë “mea culpa”, përgëzojnë Gareth Southgate për arritjen në finalen e Europianit: Trajneri ynë

11/07/2024 17:27

Gareth Southgate ishte një nga trajnerët më të kritkuar të këtij Europiani pas lojës së dobët që Anglia bëri në grupe, aty ku mori vetëm një fitore dhe dy barazime.

Një pjesë e madhe e tifozëve anglezë kërkuan shkarkimin e teknikut pa u mbyllur Europiani, pasi skemat e tij nuk po funksiononin më. Por duket se tashmë të gjithë ata kanë bërë “mea culpa”, duke e treguar në rrjetë.

“Gareth Southgate, miku im”, “Arritje e madhe e Anglisë duke parë rrethanat (Jo Kalvin Phillips)”, “Në rregull, ekipi i Luanëve është në fakt i mirë”, “Trajnerët që kanë udhëhequr Anglinë në më shumë se një finale në kompeticionet e mëdha: Gareth Southgate. Kaq”, “Gareth Southgate si trajner i Anglisë: 2018-Gjysmëfinale e Botërorit, 2019-Gjysmëfinale e Ligës së Kombeve, 2020-Finale e Europianit, 2022-Çerekfinale e Botërorit, 2024-Finale e Europianit. Trajneri im”.

Këto ishin disa nga postimet në “X” të tifozëve anglezë dhe portaleve të njohura, duke shpresuar se kësaj radhe, do të arrijë të ngrejë trofeun më të madh Europian.

FOTO GALERI
1/1
Gareth Southgate ishte një nga trajnerët më të kritkuar të këtij Europiani pas lojës së dobët që Anglia bëri në grupe, aty ku mori vetëm një fitore dhe dy barazime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA