22/11 21:14
E ardhmja e Armando Brojës është ende në dyshim, me sulmuesin shqiptar që nuk dihet ende nëse do të jetë pjesë e Chelseat ose do të largohet nga “Stamford Bridge” këtë verë.
Gjithsesi duket se sulmuesi i Kombëtares i ka mbyllur pushimet e tij pas Europianit, të cilat i kaloi në Vlorë dhe është rikthyer te stërvitja me Chelsean.
Ishte vetë klubi blu që ka postuar një foto të Brojës nga stërvitja, teksa në javët në vijim pritet të merret dhe vendimi për 22-vjeçarin kuqezi.
View this post on Instagram
Ai ka pranuar që ka oferta nga Premier League, Serie A dhe Bundesliga, por ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare në tavolinën e Brojës.
Top Channel