
23/02 22:38
Llapi e ka nisur me humbje rrugëtimin e tij në kualfikueset e Ligës së Europës, pasi u mposht 2-0 nga Wisla Krakow në Poloni.
Sfida nisi mjaft mirë për polakët, që gjetën rrjetën që në minutën e dytë të takimit falë Sapala.
Gjithsesi, ekipi i Tahir Batatinas u përpoq të gjente rrjetën dhe të rikthente baraspeshën, por pa ia arritur qëllimit, me polakët që e pësuan dhe të dytin në minutën e 95’ nga Jareno.
Kështu Llapi tashmë do të mundohet që të përmbysë rezultatin në sfidën e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në Kosovë.
Top Channel