Trishtim te tifozët holandezë/ Meridiani i zhgënjyer: Futboll i shëmtuar! Gazetari e pranon: Anglia e meritoi

10/07/2024 23:47

Gjysmëfinalja e sotme zhgënjeu tifozët holandezë, pasi skuadra e tyre e zemrës u mposht nga Anglia.

Meridian Ramçaj i cilësoi holandezët të pafat dhe kritikoi performancën e “Tulipanëve”.

“Po shikoj statistikat dhe nga 7 lojtarë që kanë vrapuar më shumë, pesë janë të Holandës, por kjo nuk mjafton. Që në fillim, Holanda ka qenë me lëkundje, nuk është se na ka kënaqur shumë. Fati gjithsesi nuk na ka ndihmuar. Edhe kur kanë bërë futboll të bukur, janë eliminuar me penallti, në pjesën më të madhe nuk kanë pasur fat”.

Ndërsa gazetari Jetmir Halilaj pranoi se “Tre Luanët” e merituan vendin në finalen e “Euro 2024”.

“E meritoi Anglia. Me keqardhje për të gjithë tifozët e Holandës, përfshirë edhe mua”.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA