Milani duket se e ka gjetur më në fund zëvendësuesin e Olivier Giroud, me kuqezinjtë që në krye të sulmit nga ky sezon pritet të luajnë me Alvaro Moratën.
Mediat italiane duket se janë tashmë të bindura, me Zlatan Ibrahimovic ka telefonuar ish-sulmuesin e Juventusit dhe çdo gjë duket se ka shkuar më së miri.
“Djalli” i ofron sulmuesit spanjoll një kontratë trevjeçare me vlerë katër milionë euro neto në sezon plus bonuse , ndërsa 31-vjeçari nga Madridi kërkon një kontratë katërvjeçare deri në vitin 2028 me një shifër pak më të lartë, rreth pesë milionë, gjë që pritet të zgjidhet në ditët në vijim.
Morata kërkon të largohet nga Atletico dhe nga Spanja, teksa duket se është i gatshëm që të rikthehet dhe njëherë në Itali.
Top Channel