Kane futet në “librin e rekordeve”, bëhet golashënuesi më i mirë në fazën me eliminim direkt të Europianëve dhe Botërorëve

10/07/2024 21:54

Harry Kane ka vendosur një rekord të ri me golin e tij të shënuar kundër Holandës në gjysmëfinalen e Europianit “Gjermani 2024”.

Me penalltinë e shënuar në minutën e 18’ që solli dhe barazimin, Kane u bë golashënuesi më i mirë në fazën me eliminim direkt të Europianëve dhe Botërorëve së bashku.

Ai shkoi në kuotën e 9 golave, duke parakaluar kështu emra të njohur si Gerd Muller, Miroslav Klose, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe, me të gjithë që janë në kuotën e 8 golave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA