Alvaro Morata ka marrë një telefonatë nga Zlatan Ibrahimoviç, bisedë që mund të ndryshojë karrierën e tij.
Ky mund të jetë një hap i rëndësishëm sepse suedezi, këshilltari i lartë i Cardinales që nga dhjetori i kaluar, e bindi atë të largohej nga Atletico Madrid, të veshë fanellën e Milanit dhe të kthehej në Itali, vendlindja e gruas së tij Alice.
Ibrahimoviç nga ana e tij ka forcën të ndikojë në vendimin e ish-kolegëve të cilët ndoshta edhe ata e kishin si idhull në të kaluarën. Kapiteni i Spanjës ishte betuar për besimin e tij te Atletico përmes rrjeteve sociale tetë ditë më parë, kur ai refuzoi një ofertë të pasur nga Arabia Saudite.
“Nuk mund ta imagjinoj se si do të jetë të fitosh me këtë fanellë dhe nuk do të ndalem derisa të sukses”, shkroi ai më parë.
Por me sa duket telefonata që Morata mori nga Ibrahimoviç, ku i është vënë në pah karakteristikat si lojtar, ka tunduar vendosmërinë e tij.
Mbeten për t’u përcaktuar disa detaje për marrëveshjen financiare me lojtarin, kjo pasi Milani i ka ofruar atij një marrëveshje trevjeçare me vlerë katër milionë neto në sezon, plus bonuse, ndërsa tridhjetë e një vjeçari nga Madridi kërkon një marrëveshje 4-vjeçare, pra marrëveshje deri në vitin 2028, me një shifër më të lartë, rreth pesë milionë.
Diferenca aktuale midis ofertës dhe kërkesës në lidhje me pagën nuk do të bëjë që marrëveshja të dështojë nëse sulmuesi konfirmon vendimin e tij për t’u larguar nga Madridi për t’u kthyer në Itali në fund të Kampionatit Evropian.
Një zgjedhje që duket e dukshme pas shpërthimit të tij të hënën:
“Në Spanjë nuk ka respekt, është shumë e vështirë për mua të jem i lumtur në vendin tim”.
Për sa i përket kostos së çmimit, shifra është e përballueshme duke qenë se Alvaro ka një klauzolë lirimi prej trembëdhjetë milionësh që mund të aktivizohet gjatë merkatos së verës.
Koha skadon të dielën, kur është caktuar finalja e Kampionatit Evropian, atëherë Morata do të shkojë me pushime. Por së pari ai dëshiron të ketë përcaktuar të ardhmen. Në atë moment do të jetë e nevojshme vetëm të fillojë transferimi dhe Milani do të ketë sulmuesin e tyre.
Top Channel