26/12 20:57
Korrespondenti i Top Channel në Londër, Arben Manaj, po feston fitoren e Anglisë, që zyrtarisht është në finalen e “Euro 2024” së bashku me Spanjës, por ka disa rezerva.
Sipas tij, Anglia mund të bëjë më shumë se performanca në këtë kampionat.
“Të gjithë kishin pakënaqësi për vonesën e ndërrimeve. Edhe penalltia për mua nuk ishte penallti. Kishim fat. Kështu ndodh në futboll, por nuk është kjo Anglia. Të gjithë komentatorët këtu thonë që nuk është penallti”.
Por, Lorenc Jemini kundërshtoi argumentin e Manajt. “Ajo është penallti 100 për qind, një ish-arbitër e kupton”, tha analisti.
Top Channel