25/12 01:14
Lamine Yamal është njeriu i momentit te Spanja, me 16-vjeçarin që ka shkëlqyer këtë Europian, teksa mbrëmjen e sotme shënoi dhe golin e tij të parë në këtë kompeticion.
Por ky supergol kundër Francës duket se nuk ishte rastësi, me UEFA-n që tregon “fotokopjen” e asaj që Yamal ka bërë një vit më parë.
Në gjysmëfinalen e Europianit U17 në 2023-shin kundër Francës, Lamine Yamal realizonte të njëjtin gol, nga pothuajse i njëjti kënd, me të majtën.
Duket se çdo gjë ka qenë e shkruar për 16-vjeçarin, i cili tashmë tenton të hyjë në histori dhe si lojtari më i ri që fiton këtë kompeticion.
Lamine Yamal 🆚 France, #U17EURO semi-final, 2023 🤯 pic.twitter.com/kORrM0UmjL
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 9, 2024
Top Channel