Vdekja e ish-kapitenit të Fiorentinës, jepet dënimi për mjekun sportiv

09/07/2024 17:42

Ish-kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori u nda nga jeta në mënyrë të papritur, në moshën 31-vjeçare më 4 mars të vitit 2018, teksa ndodhej në një hotel në Udine, së bashku me skuadrën e tij.

Më 2 prill 2021, profesorin Giorgio Galanti, ish-drejtor i Mjekësisë Sportive në Careggi dhe me të kaluarën si konsulent sportiv për Fiorentinën, u akuzua për vrasje nga pakujdesia.

Sipas prokurorisë, vdekja është shkaktuar nga kardiomiopatia ventrikulare aritmogjene, një patologji e pa diagnostikuar, ndërsa Galanti i dha lojtarit dy certifikata se ishte në gjendje të mirë.

Gjykata e Apelit të Firences ka konfirmuar dënimin me një vit burg për ish-mjekun sportiv, teksa bashkëshortja e Astorit, Francesca Fioretti u shpreh se tashmë ndihet më e lehtësuar që drejtësia u vu në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA